Situata e zjarreve në qarkun e Korçës po shkon drejt normalizimit.

Zjarri në Vithkuq dhe Gjonomadh është drejt fikjes totale, ndërsa vatrat e zjarrit në Krushovë dhe Mokërr janë të izoluara.

Në të këto vatra po vrojtohet për të mos patur më riaktivizim të flakëve.

Ndërhyrja në të gjitha vatrat e zjarreve është bërë me kazma, lopata e mjete të tjera rrethanore për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të shkuar zjarrfikësja në vendngjarje.

Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e fundit për situatën në Korçë tha se një tjetër vatër është njoftuar në kodrat në afërsi të fshatit Leshnjë, ku janë djegur rreth 1 ha shkurre, por flakët mbeten larg banesave.

Forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyrë që të mos preket masivi me pisha.

Top Channel