Klasat e arsimit fillor nga e para deri tek e nënta do të përfitojnë librat falas.
Këtë lajm e ka dhënë ditën e sotme kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se gjithashtu do të përfitojnë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm.
”Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas
Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, shkruan Rama.
Sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.
Top Channel