Vllaznia në futboll për femra prezanton 7 blerjet me lojtare nga Amerika, Kanadaja, Spanja dhe Kosova

09/08/2021 12:46

Vllaznia në futboll për femra vetëm pak ditë para ndeshjeve të Ligës së Kampioneve të Europës ka prezantuar shtatë blerjet e bëra, me të cilat mendohet që tashmë skuadra është shumë më e fortë.

Bëhet fjalë për lojtare të ardhura nga Amerika, Kanadaja, Spanja dhe Kosova, të cilat tashmë i janë bashkuar skuadrës dhe do të jenë pjesë e saj edhe për sezonin e ardhshëm. Presidenti Lazer Matija gjatë prezantimit të tyre është shprehur se me këto lojtare, objektivi padyshim që është kalimi në 32 skuadrat më të mira të Europës.

Ndërkohë dy prej lojtareve që janë bashkuar së fundi me Vllazninë, sulmuesja Qëndresa Krasniqi dhe portierja spanjolle Julia Garsia kanë premtuar se kanë mbetur të impresionuara nga pritja që u është bërë dhe kanë premtuar të bëjnë më të mirë që skuadra shkodrane të kualifikohet për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve të Europës.

Vllaznia do të ndeshet më 20 gusht në Poloni me fituesen e çiftit Ferencvarosh- Czarni dhe kuptohet që objektivi është fitorja dhe kalimi në turin tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.

Top Channel