Situata nga zjarret në malin e Karaburunit është kritike.

Zjarret janë afruar Parkut të Llogorasë dhe po luftohet fort nga toka, por është e pamundur. Ndërkohë që helikopteri ka bërë disa rrugë duke hedhur ujë, është e pamundur shuarja e flakëve.

Punonjësit e zjarrefikseve, të zonave te mbrojtura banorë të zonës por dhe ushtarë të FA e kanë të pamundur për shkak të terrenit tepër te veshtirë për të ndërhyrë. Banorët e fshatit të Dukatit shprehen se kjo situatë është për shkak të neglizhencës nga ana e strukturave përkatëse.

Ndërkohë që flasim, të gjithë punonjësit që ndodhen në mal në pamundësi për të vepruar dhe të lodhur nga temperaturat e larta nuk po veprojnë për shuarjen e zjarrit pasi është e pamundur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel