Situata në Lezhë/ Fiket zjarri në fshatin Kodhel, flakët aktive në Lalm, e pamundur të ndërhyet me mjete zjarrfikëse

09/08/2021 08:55

Zjarri në fshatin Kodhel të Lezhës është izoluar dhe fikur totalisht, ndërsa vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lalm në njësinë administrative të Kolshit.

Sipas forcave zjarrfikëse aksioni për fikjen vijon me mjete rrethanore ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, policë dhe punonjës të shërbimeve të institucioneve.

Theksohet se terreni është  i vështirë dhe është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Mënyra më efikase mbetet ajo nga ajri.

Fatmirësisht duke qenë në distancë të largët nuk rrezikohen banesa.

 

Top Channel