Punimet për mirëmbajtjen e kabinave, ja në cilat zona do të stakohet nesër energjia elektrike

09/08/2021 16:27

OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme do të kryhen punime për mirëmbajtjen e kabinave dhe do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.

Nga ora 09:00-16:00, energjia elektrike do të stakohet pjesërisht në zonën e Komunës së Parisit, zonën pranë shkollës “Sarina” dhe zonën pranë NST Selitë.

Ndërsa nga ora 10:00-15:00, do të stakohet energjia elektrike në Dajt, Besh, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Bruz, Rrënzë dhe 3 lagje nga fshati Zallbastar; Vërri, Skrep, Urë, Fag, Vakmon, Derje, Shemri, Shëngjergj.

Top Channel