Pro dhe kundër Goran Bregoviç/ Debati për pjesëmarrjen e këngëtarit serbo kroat në festën e birrës në Korçë

09/08/2021 19:56

“Këngëtari  serbo-kroat Goran Bregovic pritet të vijë si I ftuar special në festën e birrës në Korçë. Qëkurse lajmi u bë i ditur një grup i madh artisësh, politikanësh, diplomatësh etj, reaguan kundër ardhjes së artistit, sepse thuhet që në tekstet e këngëve të tij ai ka qenë nxitës i ushtarëve serbë përkundrejt terrorit në Kosovë. Por nga ana tjetër ka dhe të tjerë që deklarojnë që do të jenë në koncert për të mbështetur jo vetëm këngëtarin, por edhe artin si simbol bashkimi, dhe duke shtuar gjithashtu që ky debat është shterpë, për arsye se në vitin 2006, Goran Bregovic ka mbajtur një koncert në Tiranë, i cili është pritur shumë mirë.”

Spartak Ngjela: Duhet të kemi parasysh që ky konsiderohet një këngëtar që i ka shërbyer Millosheviçit. Luftërave të tij. Ku janë këngëtarët që që inspiruan ushtrinë naziste?

Ben Andoni: Problemi i Bregoviç është që në çdo moment kur i është dhënë fjala ose kur i është dashur të shprehet është shprehur gjithmonë për Kosovën nën Serbinë.

Anila Jole: Korça ishte një nga qytetet që gjatë bombardimeve të NATO-s kur mijëra vëllezër të Kosovës erdhën nga Maqedonia ju hapi dyert dhe I priti. Është po kjo Korçë që organizon një festë birre, ku gjatë gjithë viteve ka ftuar këngëtarë nga rajoni dhe bota për ti mbledhur dhe bashkuar shqiptarët.

Spartak Ngjela: Faik Konica e ka thënë, mos i hapni derën serbit. Se po ja hapët derën të merr gjysmën e shtëpisë dhe pas pak të flak përjashta se e konsideron pronën e tij.

Ben Andoni: Duhet të trajnohesh si një artist I zakonshëm, sepse në momentet që po flasim është i zakonshëm. Ndërkohë sllavët kanë artistë të tjerë me shumë potencial.

Anila Jole: Përse gjithë ky sulm mbi të? Unë besoj që këngëtari do të vijë në Korçë. Asgjë nuk do të ndodhë. Ndoshta të shpjegonte dhe përmbajtjen e këngës së tij aq të përfolur për të qetësuar shpirtrat e trazuar.

Spartak Ngjela: Pyetja ime është në rast se kortarët nuk dalin kush rrëzohet?  Rama apo Bregoviç? Unë them Rama megjithë bashkinë, në qoftë se ka moralitet kombëtar, të shohim.

Top Channel