Planifikuan të arratiseshin me çarçafë të gërshetuar, ja çengeli me të cilën goditën policin. Si është gjendja e tij shëndetësore

09/08/2021 14:18

Gazetararja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar fotografinë e çengelit, me të cilën Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri goditën policin në burgun 313 teksa po përpiqeshin të arratiseshin.

Pavarësisht tentativës për t’ia mbathur me çarçafin rreth 20 metra të gjatë, dy të dënuarit zbritën nga kati i fundit ku qëndronin për ajrim deri në katin përdhes ku gjenden zyrat e administratës.

Pikërisht në atë moment, kanë reaguar menjëherë efektivët e policisë të cilët janë të vendosur në hyrje të paraburgimit 313, ku dhe është goditur një nga oficerët dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel