Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK
22/09 19:48
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.
Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.
Ndryshe, tash e sa ditë Shqipëria po përballet me një numër të madh të zjarreve
Top Channel