Organizoi ceremoni me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar, gjobitet pronari i lokalit në Kurbin

09/08/2021 11:22

Pronari i një lokali në Kurbin është gjobitur me 1 milion lekë sepse kishte pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar që bie në kundërshtim me masat anticovid.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Mamurras, Kurbin, subjektin që kishte organizuar ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar në Aktin normativ.

“Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin E. K., banues në Mamurras, për shkelje të numrit të pjesëmarrjeve të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Top Channel