Kryeministri Rama reagon sërish për protestën, ironizon kërkesat për dorëheqje me “manifest” arritjesh Një fshat si në mesjetë, në Sopëz të Divjakës nuk ka as ujë
Prej më shumë se 25 vitesh fshati Sopëz i bashkisë Divjakë vuan nga mungesa e investimeve në infrasturkturë. Në fshat mungojnë rrugët dhe kanalizimet.
Por ajo që ndihet më shumë këtë sezon ku temperaturat janë të larta është mungesa e ujit në rubinetat që kanë shtëpitë e tyre. I gjithë rrjeti është i amortizuar dhe ku të gjitha linjat kalojnë në kanalet e ujërave të zeza duke rritur ndjeshëm rrezikun e infektimeve. Banorët shprehen se uji nga ujësjellësi i Divjakës nuk vjen asnjëherë.
Edhe pse ka mungesë nga kjo ndërmarrje, familjet vazhdojnë të faturohen.
Si zgjidhje, këta banorë kanë gjetur hapjen e puseve pranë banesave të tyre, por edhe kjo alternativë nuk ka funksionuar pasi uji në shumicën e rasteve del i ndotur dhe në muajt e nxehtë këto puse thahen.
Banorët shprehen se janë ankuar disa herë pranë institucioneve lokale për të marrë zgjidhjen e problemit të tyre, por deri tani kanë marrë vetëm premtime boshe.
Top Channel