Vatra zjarri kanë shpërthyer edhe në veri të vendit. Top Channel mëson se tashmë një vatër e re është aktivizuar në Fan të Mirditës, në Malin e Munellës.

Sikurse shihet edhe nga pamjet zjarri është duke djehur një sipërfaqe të konsiderueshme, por fatmirësisht ndodhet larg zonave të banuara.

Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit, por nuk dihet ende nëse do ketë helikopterë që nga ajri do punojnë për shuarjen e flakëve.

Top Channel