Media serbe “Blic”: Shqipëria, vend me çmime shumë të ulëta për metër katror në rajon

09/08/2021 14:17

Media serbe “Blic” i ka kushtuar një botim vëmendjes së qytetarëve serb ndaj bregdetit shqiptar kohët e fundit.

“Blic” e krahason bregdetin shqiptar me atë të Malit të Zi në kohën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror të blerë aty.

Sipas gazetës, Shqipëria konsiderohet një mundësi e mirë investimi për turizëm pasi sipas saj “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë ky krahasuar me Turqinë, Kroacinë apo Malin e Zi.

“Pas Greqisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, bashkëqytetarët tanë po krehin gjithnjë e më shumë bregdetin e Shqipërisë në kërkim të pasurive të paluajtshme në afërsi të bregdetit, por edhe në bregdet. Shqipëria është një vend në rajon me çmime shumë të ulëta për metër katror, ​​përveç faktit që pasuritë e paluajtshme blihen për pushime, blihen edhe si investim, duke llogaritur se tregu depërton  edhe këtu”,  sipas gazetës.

Top Channel