Krujë/ I vuri flakën makinës së destinuar për skrap të 29-vjeçarit, nisin kërkimet për kapjen e autorit

09/08/2021 13:08

Një 29-vjeçar në Krujë dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”, e çregjistruar dhe e destinuar për skrap.

Automjeti i përkiste një bashkëmoshatari të tij, gjithashtu banues në Krujë.

Më datë 08.08.2021, në orën 22:30, shtetasi E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Krujë, dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”, e çregjistruar dhe e destinuar për skrap, në pronësi të shtetasit B. B., 29 vjeç, banues në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Forcat blu po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Top Channel