Kosovë/ 263 raste të reja me covid në 24 orët e fundit

09/08/2021 16:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar pozitivë 263 raste të reja me koronavirus. Ky përfundim doli pas testimit të 3,008 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 69 persona dhe fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 gusht janë shëruar tetë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2,271.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,194 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,271 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 10,534 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 169,687 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 498,858.

Top Channel