‘Janë njerëz të 8.8.91’ në Bari përurohet në 30 vjetorin e mbërritjes së shqiptarëve me anijen “Vlora”

09/08/2021 15:46

Në përkujtim të 30 vjetorit të eksodit shqiptar në Bari të Italisë është përuruar sheshi me emër “Janë persona të 8.8.91”.

Pikërisht në këtë datë mbërriti anija “Vlora” me 20 mijë emigrantë shqiptar në ceremoninë e këtij sheshi.

Por 30 vjet më vonë, gjërat kanë ndryshuar, theksoi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Sot gjërat kanë ndryshuar. Tirana vitin tjetër do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe ky është ndoshta momenti që të bëjmë rrugën e kthimit. Pra, të kemi të rinj nga Italia që eksplorojnë Shqipërinë. Si për ironi të historisë, dikur 20’000 shqiptarë erdhen ne Itali me anijen e “Vlorës”, kurse sot kemi 20’000 italianë që jetojnë në Shqipëri dhe në Tiranë. Ndaj dhe fatet i kemi të lidhura bashkë”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Barit vlerësoi transformimin që ka pësuar Tirana dhe ambicien e Veliajt për zhvillimin ekonomik e infrastrukturën e qytetit.

Top Channel