Fier/ Makina përfshihet nga flakët, fatmirësisht s’ka të lënduar. Ja dyshimet e policisë

09/08/2021 17:58

Një automjet përfshihet nga flakët pak minuta më parë në Fier.

Automjeti është përfshirë nga flakët në  segmentin rrugor pranë spitalit memorial në Fier.

Dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në motor ajo që ka shkaktuar zjarrin, por fatmirësisht s’ka të lënduar.

“Sot rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet”, njofton policia.

Forcat zjarrfikëse dhe policia në vendin e ngjarjes.

Top Channel