Vetëm 4 persona në protestën kundër Goran Bregoviqit, mes tyre Kujtim Gjuzi

08/08/2021 15:19

Ditën e sotme në orën 11:00 qytetarët korçarë ishin të ftuar për një protestë kundër performancës së këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.

Kjo pasi ai u ftua nga Bashkia e Korçës për të performuar në festivalin e ‘Festës së Birrës’, gjë e cila ngjalli reagime të shumta.

Protesta u thirr pas një sërë polemikash në rrjete sociale, e madje dy nga këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Capital T, anuluan pjesëmarrjen e tyre.

Ndërkohë, është mësuar se kërkesën në polici për zhvillimin e protestës e ka dorëzuar deputeti Kujtim Gjuzi.

Në disa nga fotografitë që janë publikuar në rrjete sociale krahas organizatorit shfaqen vetëm tre qytetarë të tjerë.

Duke qenë se të pranishëm ishin vetëm katër persona, kjo u cilësua si një protestë e dështuar dhe se nuk u morën parasysh reagimet e bëra.

Duke qenë se të pranishëm ishin vetëm katër persona, kjo u cilësua si një protestë e dështuar dhe se nuk u morën parasysh reagimet e bëra.

‘Festa e Birrës’ pritet të mbahet nga 18-22 gusht dhe Bregoviq do të interpretojë në natën e fundit.

 

Top Channel