Situata në vend nga zjarret/ Ambasada amerikane: Të pikëlluar nga shkatërrimi që ka shkaktuar në jug

08/08/2021 10:05

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Ajo është shprehur e pikëlluar për shkatërrimin që ka shkaktuar zjarri në jug të vendit duke përmendur ndihmën e ekspertëve amerikanë zjarrfikës që mbërritën këtë fundjavë në vendin tonë.

“Si të gjithë në Shqipëri, Ambasada  amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi që kanë shkaktuar zjarret në jug. Për të ndihmuar, ekspertë amerikanë zjarrëfikës mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e FA Shqiptare.  Përveç kësaj ndihme nga USAID”, shkruan ambasada.

Top Channel