Shqiptarët rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet/ Radhë të gjata në Kapshticë

08/08/2021 12:35
Foto ilustruese

Radhë të gjata janë krijuar në Kapshticë si nga pala greke ashtu edhe ajo shqiptare deri tek tuneli.

Kjo fundjavë ka rikthyer pritjet e gjata në pikën kufitare të Kapshticës, pasi janë qindra shqiptarë që pritet të vijnë në atdhe për të kaluar pushimet.

Shumë prej shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj zgjedhin pikërisht mesin e gushtit për të kaluar pushimet me familjarët e tyre.

Ndërsa një pjesë e tyre që jetojnë në Greqi janë kthyer pas pushimeve në bregdetin shqiptar. Nuk dihet ende se sa ka shkuar radha në pikën e kalimit kufitar.

Top Channel