Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Shëngjin pas mesnate, pas një sherri të ndodhur.

I plagosuri i identifikuar si M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shoqëruar disa persona në polici që mund të kenë dijeni për ngjarjen pas sigurimit të pamjeve filmike.

Rrethanat janë ende të paqarta për ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:50.

Lezhë/Informacion paraprak

Me datë 08.08.2021, rreth orës 01:50 , në Shëngjin, në rrethana të paqarta është goditur me një mjet prerës thikë shtetasi M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë bërë shoqërimin në Komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel