Po lahej në plazhin e Zvërnecit, 78-vjeçari nga Berati ndërron jetë
08/08/2021 14:43
Një 78-vjeçar nga Berati ka ndërruar jetë ndërsa ishte duka u larë në plazhin e Zvërnecit ditën e sotme.
Dyshohet se ai mund të ketë pësuar arrest, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel