OSHEE njofton se ditën e nesërme do të ketë stakim të energjisë elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 në tre zona të Tiranës.

Bëhet fjalë për Fushë Mëzez,  zona e Kopshtit Botanik dhe zona e “Komunës së Parisit”, ku do të ketë pjesërisht shkëputje të dritave.

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 9 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

Pjesërisht: Fushë Mëzez,  zona e Kopshtit Botanik dhe zona e “Komunës së Parisit” – thuhet në njoftim.

 

Top Channel