Një 37-vjeçar është vënë nën hetim në Lushnje pasi lëvizte me 49.980 euro në makinën e tij tip “BMW”.

Forcat “Shqiponja” gjatë kontrollit të qytetarit nga Belshi me iniciale S. P gjetën paratë pa dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i palgjishëm.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lushnjë

Kontrolle të shtuara nga Policia në akset rrugore me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen një sasi eurosh një shtetasi që qarkullonte me një automjet tip “BMË”. Sekuestrohen 49.980 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundraligjshme. Procedohet penalisht poseduesi i tyre për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në kuadër të masave të marra për mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit në qarkun e Fierit, janë shtuar kontrollet në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal. Si rezultat i kontrolleve, nga Forca e Posacme “Shqiponja” në qytetin e Lushnjes u ndalua automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 49.980 euro për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, proceduan penalisht shtetasin S. P., 37 vjeç, banues në Belsh. Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Top Channel