Deri dje i përbërë vetëm nga IQOS, këtë muaj tregu i produkteve me ngrohje ka një hyrje të re, një produkt i përmasave shumë të vogla.

Lil Solid 2.0 është një prodhim i koreanes KT & G, një kompani e njohur për produktet pa tym.

Shtimi i alternativave pa tym, veçanërisht ato me ngrohje, është një lajm i mirë në lidhje me reduktimin e riskut nga cigarja. Këto produkte shikohen si një mundësi e vlefshme për të rriturit që nuk kanë mundur ta lënë cigaren në mënyra të tjera. Lil Solid i prezantuar nga IQOS është një alternativë më shumë për të kaluar në produkte me risk të reduktuar.

I njohur për përmasat e vogla- vetëm 99 gramë- lil Solid 2.0 premton të jetë solid pavarësisht përmasave; 25 përdorime me një karikim dhe 3 të njëpasnjëshme. Njësoj si produktet konkurrente, lil Solid e ngroh fijen e duhanit, pa e djegur, në mënyrë që të mos çlirohen kimikatet e dëmshme që gjenerohen me tymin.

Lil Solid ka patur një performancë mjaft të mirë në tregun Korean, çfarë bëri që Philip Morris International të nënshkruante vitin e kaluar një marrëveshje me KT & G, për ta shpërndarë lil Solid-in në tregjet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Top Channel