Lezhë/ Vatrat e zjarrit po përhapen në fshatin Lalm, digjen shkurre e pemë

08/08/2021 12:06

Vatrat e zjarrit, që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në fshatin Lalm të komunës Kolsh të Lezhës kanë djegur shkurre dhe pyje.

Zjarri vazhdon të përhapet, por fatmirësisht nuk paraqet rrezik për banesat. Zjarrfikësit po punojnë për minimizimin e flakëve e më tej për shuarjen totale të tyre.

Flakët kanë përfshirë edhe malin në fshatin Merqi të Lezhës. Në zonë ndodhen zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë.

Top Channel