Lezhë/ Aktivizohet vatra e zjarrit në Lalm, banorët: Është vënë nga dora e njeriut në mesnatë

08/08/2021 16:25

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën Lalm, Lezhë gjatë mesnatës ndërsa është e pamundur shuarja e flakëve.

Sipas banorëve, vënia e zjarrit është nga dora e njeriut, jo nga temperaturat sepse në mesnatë janë më të ulëta se pjesën tjetër të ditës. Ndërkohë, zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po krijon vatra të tjera.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur fikjen e tyre dhe nuk kanë ndihmë nga ajri.

Top Channel