Lautaro te Tottenhami? Ja ç’thotë menaxheri i argjentinasit

08/08/2021 21:18

Prestigjiozja britanike “Sundey Times”, paraditen e kësaj të diele raportoi me plot bujë se Tottenhami, pas arritjes së marrëveshjes së Chelsea-t me Interin për blerjen e Romelu Lukakut për 115 milionë euro, kishte mundur të siguronte nga klubi zikaltër Lautaro Martinezin, për pak më shumë se 70 milionë euro, shumë që me shpërblimet mund të arrijë deri në 90 milionë.

Mirëpo, po këtë të diel, këto raportime janë hedhur poshtë nga menaxheri i argjentinasit, Alejandro Camano, i cili u shpreh:

“Oferta e Tottenhamit? Lautaro është lojtar i Interit dhe është i lumtur në Itali. Rinovimi? Lautaro është i Interit dhe nuk do të futet kurrë në konflikt me klubin. ky është realiteti”.

Top Channel