Zjarri në kodrat e Radostinës është përhapur me shpejtësi, duke djegur ullinj e pemëtore, ndërsa rrezikon edhe banesat aty afër.

Banorët kërkuan ndihmë ndërsa shikonin nga larg mundin e hedhur prej ditësh.

Pas mbërritjes së zjarrfikësve ata shkuan edhe vetë që t’i ndihmonin, pavarësisht se nuk i shpëtuan dot pemët.

“Tokat tona se i është vënë flaka, kanë ardhur dy zjarrfikëse”, tha banori.

“Po na digjen tokat shtet s’ka, zjarrfikëse s’ka, ka ngelur njëra për naftë atje. ka 2 orë e ca. kemi 20 vjet që investojmë tek ullinjtë, iku malli jonë për 5 minuta”, tha një banor tjetër.

“Po të vinte në kohë eliminohej se tani u shtua më shumë se është rruga atje sipër, është rrugë e gjerë”, tha një tjetër banor.

 

 

Top Channel