Një skaf me 5 persona në bord u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 09:45 në zonën e plazhit të vjetër.

Sipas informacioneve, është dërguar rimorkiatori dhe një mjete tjetër i vogël për t’i ndihmuar.

Me mbërritjen e tyre në vendngjarje zjarri u fik dhe situata u vu nën kontroll, pasi kishte vetëm dëme materiale dhe jo në personat që ishin në bord.

Gomonia është tërhequr nga policia kufitare për ta çuar në Tri Port, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje pronarin e gomones.

Top Channel