Durant magjik, SHBA mposhtin Francën dhe fitojnë medaljen e artë në Tokyo 2020

08/08/2021 00:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmohen “padron” të basketbollit botëror edhe në Olimpiadën Tokyo 2020. Dream Team fitoi medaljen artë të radhës në Lojrat Olimpike pasi mposhti në finalen e madhe Francën me rezultatin 87-82.

Skuadra e Greg Popovich u hakmorr për atë humbje në ndeshjen debutuese në grupe ndaj francezëve duke fituar medaljen e 4-t të artë radhazi pas sukseseve në Pekin, Londër dhe Rio De Janeiro.

Meritat shkojnë të gjitha për Kevin Durant liderin e Dream Team që fitoi medaljen e tretë të artë në karrierë në Lojrat Olimpike ndërkohë që për “gjelat” ky ishte argjendi i tretë.

Kevin Durant ishte padiskutim më i miri mbi parket për amerikanët me 29 pikë 6 rebound dhe 3 asiste duke u shpallur edhe MVP-ja i takimit në një ndeshje të cilën Dream Team e nisi me qetësi por ja doli të menaxhonte avantazhin e ngushtë të cilin e mori që në mesin e periodës së parë dhe e ruajti me fanatizëm deri në fund të takimit.

Te Franca që në gjysmëfinale eliminoi më shumë vështirësi Slloveninë, u ndje lodhja e asaj beteje ndaj ballkanasve. Nga 16 pikë realizuan Rudy Gobert dhe Evan Fournier për “gjelat”, ndërkohë që Yabusele dhe De Colo shtuan dhe 25 pikë të tjera në total, shumë pak për të synuar medaljen e artë.

Te amerikanët spikati edhe Jason Tatum me 19 pikë ndërkohë që Holiday dhe Damian Lillard u mjaftuan me nga vetëm 11 pikë. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo ishte medalja e 16-të e artë në të gjithë historinë e Olimpiadave, ndërkohë që Kevin Durant u bë i pari basketbollist që fiton tre medalje të artë në karrierë, të treja radhazi dhe e bën këtë në moshën 32-vjeçare.

Top Channel