Dita e dytë e zjarrit në fshatin Gjorgoz të Fierit, digjen dhjetëra hektarë pyll
08/08/2021 11:28
Flakët vazhdojnë edhe sot në ditën e dytë në fshatin Gjorgoz.
Veç zjarrit në pyllin me pisha, në kodrën përballë është hapur edhe një vatër e re zjarri.
Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë shkrumbuar ndërkohë që sipërfaqe të tëra më pisha vazhdojnë të jenë nën flakë.
Tani në kodrat e Cakranit janë dy vatra aktive, rreth 1 km vijë zjarri. Aktualisht digjet pishe nën kurorë.
Zjarri është larg zonës së banuar. Për shuarjen e flakëve këtë të dielë është kërkuar ndërhyrja e helikopterit ose e forcave të ushtrisë. Shërbimi zjarrfikës i Fierit vazhdon të jetë në terren duke punuar për neutralizimin e flakëve. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikës nga Patosi e Roskoveci.
Top Channel