
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë.
50 raste janë në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.
Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (08 Gusht 2021)
Raste të reja ditore – 182
Të shëruar në 24 orë – 23
Të shtruar në spitale – 32
Humbje jete në 24 orë – 0
Testime ditore – 3,613
Testime totale – 929,945
Raste pozitive – 133,912
Raste të shëruara – 130,418
Raste Aktive – 1,035
Humbje jete – 2,459
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 364
Shkodër – 159
Vlorë – 103
Elbasan – 98
Fier – 85
Lezhë – 60
Berat – 49
Durrës – 49
Kukës – 24
Gjirokastër – 20
Korçë – 18
Dibër – 6
Top Channel