Besnikët e plazhit “Rinia”/ Pushuesit ditorë buzë Adriatikut janë nga Tirana dhe Durrësi

08/08/2021 12:21

Vetëm pak kilometra larg Durrësit, mes lagunës dhe detit Adriatik shtrihet plazhi i sektorit ”Rinia”.

Hapësira dhe pastërtia e ujit dhe rërës kanë krijuar një oaz qetësie dhe freskie në këtë sezon të nxehtë, ndaj pushues ditorë nga Durrësi dhe Tirana janë frekuentuesit më besnikë të këtij plazhi.

Qetësi, parkim, vend për të luajtur fëmijët, deti i mirë, rëra e mirë. Çfarë duam tjetër?

Plazh i bukur, i qetë. Rëra e pastër. Gjithë të mirat.

Më i pastër, më i qetë. Jam nga Durrësi dhe të paktën njëherë në vit, kur vij në Shqipëri se nuk jetojmë këtu.

Vendi është i bukur. Çmimet janë të lira. 500 lekë çadra. Deti është gjithnjë i bukur.

‘Kanë bërë investime. Më duket mirë. Jam i kënaqur këtë vit.

Pylli me pisha rrethon të gjithë zonën e plazhit dhe lagunën që shtrihet në të dyja anët e rrugës që të çon në plazh, duke ofruar dhe mundësinë për piknik. Me një biodiversitet të pasur, zona është mjaft e pëlqyer edhe nga të apasionuarit pas sporteve të ujit dhe peshkatarët.

Top Channel