Banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët në Radostinë, tymi mbulon gjithë zonën

08/08/2021 15:02

Zjarrfikësit më në fund kanë mbërritur në kodrat e Radostinës, pas aktivizimit të enjë vatre zjarri.

Zjarri në kodrat e Radostinës u përhap me shpejtësi, duke rrezikuar një stallë dhe disa shtëpi, ndërsa forcat në terren po bëjnë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Banorët të tmerruar kërkuan ndihmën e zjarrfikësve pasi gjithçka do tu digjej.

Ata thonë se po të ishte ndërhyrë që në fillim, do të shmangej djegia masive.  Era favozizon flakët, ndërsa zjarri rrezikon fshatrat Radostinë dhe Zhupan.

Top Channel