Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në kryeqytet, ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kujtuar sot eksodin e vitit 1991, kur mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt brigjeve të Italisë.
Balla në shënimin e tij në rrjetin social “Facebook” shkruan se sot 30 vite më parë, më 8 Gusht 1991 mbërrinte në Bari anija tregtare Vlora, e nisur nga Durrësi, e cila mbante në bord rreth 20 mijë vëllezër dhe motra shqiptarë.
Sipas Ballës Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Homazh! Sot 30 vite më parë, më 8 Gusht 1991 mbërrinte në Bari anija tregtare Vlora, e nisur nga Durrësi, e cila mbante në bord rreth 20 mijë vëllezër dhe motra shqiptarë. Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës.
Top Channel