Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Radostinë në Fier. Zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës në këtë zonë duke djegur ullishte.

Forcat zjarrfikëse që janë në gatishmëri, pasi pjesa më e madhe janë duke luftuar me dy vatrat e zjarrit në fshatin Gjorgoz, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dukë u munduar të shuajnë flakët.

Zjarri, i ndihmuar edhe nga era  po përhapet me shpejtësi.

Top Channel