Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Polenë të Korçës.

Makina tip tip “Audi” që drejtohej nga T.B. humbi kontrollin dhe ra nga ura duke shkaktuar dëmtime për shoferin dhe pasagjerin.

41-vjeçari që po udhëtonte si pasagjer mori dëmtime të mëdha dhe nga spitali i Korçës u transportua në atë të Tiranës, ku ndërroi jetë.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, nëse ka qenë shpejtësia apo përgjumja e shoferit.

 Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B.  Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Top Channel