Aksident i rëndë në Rrogozhinë-Lushnje/ Makina merr flakë dhe del jashtë rruge, 2 pasagjerë në gjendje të rëndë

08/08/2021 20:48
Foto Ilustruese

Një automjet ka marrë flakë në ecje dhe ka dalë nga rruga në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje.

Mjeti tip “Lance” po udhëtonte pranë fshatit Gramsh kur shoferi ka parë tym dhe më pas ka marrë flakë pjesa e parme e makinës. I gjendur para kësaj situate, drejtuesi tentoi të hapë krahun anës rrugës, por kjo lëvizje nuk u bë sic duhet dhe mjeti përfundoi në parcelat e tokave aty pranë.

Banorët e zonës që iu kanë ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në makinë për të fikur flakët. Më pas është njoftuar spitali ku janë transportuar 6 personat që ndodheshin në mjet. Sipas informacioneve të marra në spitalin e Lushnjes, 2 prej pasagjerëve janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar pasi gjendja e tyre nuk ishte e qëndrueshme, ndërsa 4 të tjerët kanë marrë mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel