Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas këmbësoren, vdes 72-vjeçarja

08/08/2021 21:59

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme.

Shoferi i një automjeti ka përplasur këmbësoren 72-vjeçe, e cila ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.

“Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel