80 ushtarë nisen drejt Qafës së Kumbullës dhe malit të Munellës, shefi i zjarrfikësve: Do ketë mbështetje nga helikopterët çekë

08/08/2021 09:26

Rreth 80 ushtarë janë nisur mëngjesin e sotëm nga batalioni Vaut të Dejës për në Qafën e Kumbullës dhe në Domgjon, malin e Munellës ku situata me zjarret mbetet serioze.

Shefi i zjarrfikëseve në Mirditë Agim Lleshaj, thotë se është njoftuar nga Qendra Kombëtare Operacionale në MM se do ketë mbështetje nga ajri me helikopterët e ardhur nga Çekia.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel