3 dekada nga ikja e anijes “Vlora”/ Zbarkimi i 20 mijë shqiptarëve në brigjet italiane, ngjarja drithëruese e vitit 1991

08/08/2021 14:34

Kanë kaluar 3 dekada nga momenti, që la të gdhendur në memorien kolektive imazhet e 20 mijë shqiptarëve në kërkim të një jete që deri atëherë vetëm e kishin ëndërruar.

Ishte 8 gushti i vitit 1991 ku në brigjet e Barit do të zbarkonte anija “Vlora” me mijëra shqiptarë të dëshpëruar. Pamjet e anijes së tejmbushur me foshnja, të rinj, burra dhe gra të cilët kërkonin të linin pas krahëve të shkuarën e erret, shokuan mbarë botën…

Anija ishte nisur nga Durrësi me 20 mijë klandestinë në bord dhe ky, ishte zbarkimi i dytë i madh në Puglia, pas atij të marsit. Udhëtimi zgjati tri ditë….Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu ndalur në portin e Puglias, që lejoi zbarkimin ne tokën e premtuar, te mijëra shqiptarëve. Ata u transferuan nga porti në stadiumin “Vittoria”.

Ai i anijes tregtare “Vlora”, ishte episodi më i drithërues por jo i vetmi per shqiptaret , pas dy eksodeve historike, ai i ambasadave të korrikut ’90 dhe anijeve të marsit ’91.

Top Channel