Zjarri në Dukat ka marrë sërish përmasa të frikshme, në këto orë të vona të natës.

Top Channel mëson se banorët po kërkojnë ndihmë, pasi zjarri mund të bashkohet me atë të  zonës së Llogorasë dhe prej mandej mund të avancojë në pyllin e Llogorasë.

Raportohet se në terren janë 100 ushtarë, forca zjarrfikëse si dhe banorë të zonës, të cilët po mundohen për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon fshatin Dukat, i cili disa ditë më parë ishte nën kërcënimin serioz të flakëve, por nuk u raportuan dëme në shtëpi.

Top Channel