Burrë e grua plagosen me armë zjarri në afërsi të banesës, policia jep detajet e para për ngjarjen

07/08/2021 22:53
Ilustrim

Në ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Kosova’, në Kamzë. Policia njofton se burrë e grua janë gjetur të plagosur, dyshohet me armë zjarri, në afërsi të banesës së tyre.

Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk ka të dhëna se si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.

“Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel