Lionel Messi do të paraqitet në një konferencë shtypi të dielën në orën 12:00 për t’i thënë lamtumirë Barcelonës dhe tifozëve të klubit.
Argjentinasi do ta ketë mundësinë të paraqes anën e tij të ngjarjes pas një jave të paparashikueshme, ku ai kaloi nga një situatë ku mungonte vetëm firma e tij për vazhdimin e kontratës, në një njoftim zyrtar të lëshuar nga klubi për largimin e tij.
Sipas atyre që janë pranë Messit, ish -kapiteni i Barcelonës është prekur shumë nga ajo që ka ndodhur, pasi ai vetë ishte i bindur për të qëndruar në klub, përcjellë KosovaPress.
Pasi kaloi 17 vjet me ekipin e parë të Barcelonës, Messi po largohet pas 21 vitesh si lojtar i këtij klubi.
Argjentinasi do të shoqërohet nga disa anëtarë të familjes së tij të dielën ndërsa asnjë lojtar tjetër i Barcelonës nuk do të veshë fanellën me numrin10 në Trofeun Joan Gamper kundër Juventusit.
Top Channel