Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni Në këto ditë kur Kosova po përballet me shpërthime të vatrave të zjarrit në shumë komuna, zjarrfikësit të cilët janë të parët në vijën e frontit u mungojnë kushtet elementare të punës për çka edhe u rrezikohet edhe jeta e tyre.
Ata kanë shumë ankesa që nga mënyra e trajtimit, mungesa e pajisjeve dhe mospagesa e orëve të punës jashtë orarit. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, thotë se si pasojë e zjarreve te fundit, zjarrfikësit kanë pësuar lëndime.
“Protestat do të jenë të pashmangshme nëse qeveria nuk reflekton pozitivisht në këto momente. Si përfaqësues të Sindikatës së Zjarrfikësve e kemi pasur vështirë të marrim vendim të hyjmë në protestë kur pasuria e shtetit është duke u dëmtuar nga zjarret e shumta dhe etika profesionale nuk na e ka lejuar nuk kemi pasur forcë të organizojmë protestë në këto rrethana. Mirëpo në momentin që qetësohet situata do i drejtohemi qeverisë do të kërkojmë takim dhe nëse nuk marrim përgjigje pozitive dhe nëse nuk trajtohen zjarrfikësit ashtu siç e meritojnë sipas misionit zjarrfikësit do të reagojnë ashpër Është momentin i fundit është alarmi i fundit që shteti duhet të përkujdeset dhe të ndërroj qasjen ndaj shërbimit të zjarrfikësve”, theksoi Beka.
Beka thotë se shpesh jeta e zjarrfikësve po rrezikohet pasi u mungojnë edhe pajisjet personale por edhe kolektive. Sipas tij, në Kosovë është i vogël edhe numri i zjarrfikësve, aktualisht janë janë rreth 900 zjarrfikës, ndërsa për të përmbushur nevojat nevojiten edhe rreth 100 të tjerë.
Top Channel