Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Greqi.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ishte një 38-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I riu ka humbur jetën në vendin e quajtur Ipokratio Politia.

Më tej mësohet se, ai ishte një zjarrfikës vullnetar, i cili po luftonte për shuarjen e vatrave të zjarrit. 38-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ai ishte plagosur rëndë në kokë, dhe fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Zjarret që kanë përfshirë Greqinë prej disa ditësh po vijojnë të jenë problematike.

Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA