Messi te PSG? CR7 duarbosh, Reali “shikon” Mbappe!

06/08/2021 13:00

Tërmet, tërmet! Barceklona që lë të largohet Leo Messin, shkakton një tërmet të vërtetë në merkato, me Messin drejt Parisit Barca rrezikon edhe më shumë , dënimin e dyfishtë pasi largimi i yllit argjentinas mund të sjellë edhe afrimin e Mbappe te Reali i Madridit, rivali më i rrezikshëm i të gjitha kohërave.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo mbetet me duar bosh, duke qenë se dhe ai ka menduar për një transferim për në Parkun e Princave por nuk e kishte menduar se rivali i përjetshëm do të ishte këtë herë një hap para tij. Ndërthurjet e merkatos janë të pabesueshme, pasi brenda pak javësh mund të bëhen realitet gjëra për të cilat flitet vazhdimisht prej një viti. E mbani mend? Në shpërthimin e plotë të Covid vitin e kaluar, Leo Messi në skadencë kontrate kishte hyrë në një përplasje me presidentin e atëhershëm të Barcelonës Bartomeu.

Pastaj mbërritja dhe ndërhyrja e Laportës duket se qetësoi shpirtrat me arritjen e akordit për 20 milionë euro për 5 vjet. Por tani, gijotina e rregullave  të La Ligas ju imponon drejtuesve blaugrana një tavan rigoroz pagash, një pnegesë shumë e madhe kjo në kohë krize. Dhe kështu, menjëherë të gjithë zërat marrin formë dhe lamtumira e madhe bëhet realitet, gjithmonë nëse nuk ka ndonjë të papritur të natyrës politike.  Kjo sepse në Spanjë ka ende nga ata që shpresojnë në një zgjidhje të kësaj cështjeje nëse La Liga apo shteti vendosin të bëjnë një interpretim apo modifikim të pengesave financiare. Por realiteti është që paprimtas, ndjekja e PSG ndaj Messit bëhet aktualitet, ashtu si edhe ëndrra e Neymar për të luajtur sërish me mikun e ditëve të lumtura katalanase.

Në këndvështrimin financiar për PSG operacioni për Leo Messin është më pak i kushtueshëm se ai që propjektohej për Ronaldon, duke qenë se argjentinasi pranon një ridimensioni të pagës në terma afatgjatë. Gjithsesi është më e thjeshtë që emiri Al-Thani ti garantojë një pagë sërish të nivelit më të lartë, por me një kohëzgjatje më të shkurtër. Ndërkohë është po kaq e vërtetë se për Pochetinon do të dilte në pah cështja e një superbollëku vërtet unik lojtarësh. Kjo do të lejonte hapjen e dialogut me Florentino Perez, prej vitesh në ndjekje të Mbappe. Deri tani pronarët nga Katari nuk e ka çuar ndër mend idenë për të lejuar largimin e yllit francez, pavarësisht se Kylian Mbappe nuk dëshiron të rinovojë kontratën që i skadon pas më pak se 10 muajsh. Kjo është arsyeja se përse driblimi me Messin mund të lehtësojë transferimin tjetër të madh.

Në këtë ndërthurje intriguese si një ndeshje shahu, të gjithë luajnë shumë dhe duhen bërë llogaritë me të tjerë kundërshtarë që mund të ndërhyjnë. Për shembull duket e vështirë të besosh që Pep Guardiola të qëndrojë jashtë kësaj loje, është ai trajneri që ndërtoi i pari një skuadër rreth Leos. Por Manchester City ndërkohë ka nisur të tjera rrugëtime, ka blerë Grealish dhe po synon gjithnjë e më shumë Harry Kane. në të njëjtën mënyrë edhe Roman Abramovich, admirues historik i argjentinasit ka ndërmarrë rrugë të tjera. Në këtë rast po ngre ofertën për Romelu Lukakun. Të gjitha operacione shumë të kushtueshme, prej qindra miliona eurosh. Paprimtas merkatoja është bërë shpërthyese, pas javësh të tëra përgjumjeje. Dhe sërish në qendër të gjithçkaje, është Messi!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA