Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Driton Hoti, kanë folur sot për masat e reja anti Covid, ndër të cilat përfshihet detyrimi për të bërë vaksinën.

Sipas tyre, është e vetmja mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, në qendra tregtare, klube të natës dhe ahengje familjare.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Ndër të tjera, edhe stafi i këtyre sektoreve duhet të vaksinohet me të paktën dozën e parë të vaksinës deri më 12 gusht.

“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit”, thuhet në njoftim. Ndërsa për zgjatjen e orarit për klubet e natës, është vendosur që të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.

“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftimi.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.

Top Channel