“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Qytetarëve në Kosovë shumë shpejtë pritet t’u pamundësohet hyrja në lokale nëse të njëjtit nuk kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës anti covid.
Krejt kjo për shkak të mosgatishmërisë për t’u vaksinuar, përkundër rritjes së përnjëhershme të rasteve të reja të mutacionit “delta”.
Për këtë, Ministria e Shëndetësisë ka filluar takimet me grupet e interesit, si Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, të cilët edhe i kanë paralajmëruar kufizimet e mundshme.
Në njoftimin e kësaj ode thuhet se “çdo qytetarë i Kosovës që do të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo organizime familjare, obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht” vaksina do të jetë kusht për pjesëmarrje.
Kufizimet do të vlejnë edhe për punëtorët e këtyre bizneseve, të cilët deri me 12 gusht duhet të marrinë të paktën dozën e parë të vaksinës.
Përveç kufizimeve, palët thonë të kenë diskutuar edhe për mundësinë e zgjatjes së orarit të punës për klubet e natës nga ora 23 në 3.
Sipas odës, të gjitha këto vendime pritet të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht.
Vetëm në 24 orët e fundit, në vend kanë rezultuar 271 raste të reja me Covid 19, dhe gjithsej 1321 raste aktive.
Top Channel